Disa dhjetëra qytetarë sot kanë dalë në protestë në kryeqytetin e Kosovës kundër vendimit të Qeverisë për vaksinim të detyrueshëm kundër Kovid-19.
Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se vendimi qeveritar për certifikatë për marrje të vaksinës do ta japin në Gjykatën Kushtetuese, pasi konsiderojnë se është legjitime dhe cenon të drejtat dhe liritë e njeriut.
“Kryeministri e ka dërguar në terr popullatën dhe nuk dëshiron të dëgjojë askënd. Nuk respektohen të drejtat tona dhe sipas Kushtetutës kjo është shkelje e të drejtave tona. Prandaj nuk do të lejojmë të vaksinohemi me forcë, nuk do të lejojmë as fëmijët tanë të vaksinohen”, ka thënë Arianit Slamniku, një nga organizatorët e protestës.
Ai ka paralajmëruar se ankesa kundër vendimeve të fundit qeveritare nga muaji gusht, për certifikatë kovid, PCR test negativ ose dëshmi se keni kaluar virusin në disa aktivitete publike do ta dërgojnë në Gjykatën kushtetuese gjatë ditës së nesërme.