Në kohë kur divorci është një paraqitje e shpeshtë, shumë pak njerëz besojnë në dashurinë e përjetshme romantike. A u bëmë tepër cinik? Kjo është më se e dukshme, sepse hulumtimet thonë që më tepër njerëz e humbasin besimin në monogami dhe dashurinë e përjetshme.
Përveç kësaj, ekzistojnë edhe të tillë që arrijnë ta ruajnë romantikën në martesë për shumë vite. Ku qëndron sekreti i tyre? Psikologët përmendin arsye shkencërisht të dëshmuara se pse dashuria e tyre ende jeton.
Romanca për tërë jetën është një gjë e mundur
Një hulumtim nga viti 2012 ka treguar që disa çifte që me dekada janë të martuara, janë intenzivisht të dashuruar.
Kështu kanë përshkruar ndjenjat 40% prej tyre. Nëse dyshoni në këtë, atëherë do të ishte mirë ta dini që edhe neurologjia dëshmon që dashuria romantike mund të zgjasë tërë jetën.
Analizimi i trurit në vitin 2011 dëshmon që tek njerëzit që me dekada janë në lidhje, janë aktive pjesë të njejta të trurit si tek ata që sapo janë dashuruar.
Kjo dashuri shumëvjeçare ndikon pozitivisht mbi shëndetin psikik dhe fizik të njeriut, kështu që vërtet ia vlen të gjenden mënyra për ta ruajtur dashurinë e jetës suaj, thonë shkencëtarët.
Edhe verbëria e dashurisë mund të zgjasë shumë
Ngaqë viteve të fundit po paralajmërohet që verbëria e dashurisë është e rrezikshme, lajmi që ajo mund të zgjasë gjatë kohë nuk është shumë i mirë. Megjithatë, nëse personin e zemrës e shohim si diçka të përkryer, atëherë ka shumë gjasa që me të të mbetemi më gjatë. Shumë hulumtime tregojnë që verbëria e dashurisë mundëson tolerancë më të madhe në lidhje, por edhe lidhshmëri më të mirë mes partnerëve.
Martesat e suksesshme gjithmonë bëjnë gjëra të reja sëbashku
Besoni ose jo, bezdia është njëra prej arsyeve kryesore për shkatërrimin e martesave. Prandaj, ajo duhet të shmanget me çdo kusht. Si? Duke mësuar gjëra të reja. Hulumtimet tregojnë që çiftet që sëbashku mësojnë gjëra të reja, janë më të afërt dhe ndjejnë tërheqje më të madhe njëri ndaj tjetrit. Përveç kësaj, këto çifte poashtu ndjejnë emocion intenziv të dashurisë edhe pas disa dekadave të jetës së përbashkët.
Shmangia e varësisë dhe ruajtja e pavarësisë
Hulumtimet tregojnë që romantika zgjat më shumë në ato lidhje ku partnerët e kanë ruajtur pavarësinë e tyre.
Për fat të keq, shpesh njëri prej partnerëve është i varur. Çfarë do të thotë kjo? Personi nuk është i pavarur dhe vazhdimisht kërkon ndihmë ose miratim nga personi tjetër, dhe kështu vështirë jetohet. Me kalimin e kohës, partneri në të cilin personi i varur mbështetet, fillon ta ndryshojë mënyrën në të cilën e vlerëson. Prandaj, është me rëndësi që secili person në lidhje të ruajë një masë të pavarësisë sepse ky është çelësi i një lidhjeje të suksesshme.
Psikologët kanë zbuluar që pasioni ndaj jetës mund të ndihmojë në ruajtjen e pasionit në lidhjet e gjata. Një hulumtim nga viti 2012 tregon që njerëzit të cilët e duan jetën, e sjellin këtë pasion edhe në lidhjet e dashurisë të cilat gjatë kohë mbeten të freskëta. Këtu bëhet fjalë për qëndrimin, përkatësisht për njerëzit që shohin gjëra pozitive në shumë imtësira. Ata janë të aftë të përqëndrohen në të mirën e lidhjeve të dashurisë.