Rreth 5000 shqiptarë janë shlyer nga listat e regjistri civil për shkak të ndërrimit të vendbanimit. Samir Shahini, aktivisti politik, me shifra tregon që këto rregulla kryesisht janë bërë kundër shqiptarëve në Serbi
Serbia po vazhdon t’i shkelë të drejtat e shqiptarëve në tri komunat sidomos në Komunën e Medvegjës. Mijërave prej tyre u janë fshirë adresat e vendbanimeve në regjistrat civilë. Një gjë e tillë u ka pamundësuar atyre edhe nxjerrjen e letërnjoftimeve, Beogradi ka nisur tash e një kohë fushatë të egër ndaj shqiptarëve në Medvegjë.
Rreth 5000 shqiptarë janë shlyer nga listat e regjistri civil për shkak të ndërrimit të vendbanimit.
Samir Shahini, aktivisti politik, me shifra tregon që këto rregulla kryesisht janë bërë kundër shqiptarëve në Serbi. “Rreth 0.01% të adresave që janë shitur maksimumi shkon në 2% Medvegja dhe 2% në Bujanoc, mirëpo Medvegja nuk është e vetmja komunë ku ka lëvizshmëri kaq të madhe ka pasur edhe në Nish e Beograd”.
Sipas Shahinit, shqiptarët e Medvegjës janë të zhgënjyer nga Kosova e Shqipëria, pasi nuk pritet më mirë prej Serbisë përveç spastrim etnik te shqiptarët.
“Ne nuk mundemi me prit më mirë prej Serbisë, si shqiptarë e kemi mësua këtë, me u ripërsërit dhe na është përforcuar bindja, por kemi pritë nga shteti i Kosovës, i cili ka këta shqiptarë në vijë kufitare”. Në këto zgjedhje qytetarët e Medvegjës duhet të zgjedhin 25 asamblistë të rinj, e të cilët më pas, do të zgjedhin kryetarin e Komunës.
InDoks në këtë episod do të sjellë rrëfimet e njerëzve që u fshinë edhe nga regjistrat civilë. Heshtjen e dy shteteve shqiptare për procesin e zvogëlimit masiv të numrit të shqiptarëve në këtë qytet. Zgjedhjet që i dominon partia e presidentit Aleksandër Vuçiq. Personazhet e këtij dokumentari flasin pashmangshëm për një spastrim etnik të shqiptarëve në zemër të Evropës. Në shekullin 21.