Shkup, 22 mars – “Shkupi 2014”, vdekja e gazetarit Nikolla Mladenov, mbyllja e TV A1, “Birra Fest “janë vetëm një pjesë e 130 – rasteve parahetuese që i udhëheq Prokuroria Speciale Publike. Në një intervistë për TV 24, prokurorja speciale Katica Janeva, tha se për projektet barok në “Shkupi 2014” ka një hetim financiar, që duhet të tregojë se si janë bërë porositë dhe ku kanë përfunduar paratë. Pas projektit, siç tha Janeva, qëndron jo një, por më shumë kreatorë.
Ka shumë material që shqyrtohet, një periudhë e gjatë që kur është ndërtuar, e ndamë në grupe të caktuara siç kemi menduar se mundemi më lehtë ta përpunojmë. Intensivisht të gjithë prokurorët punojmë në atë lëndë, shpresoj se së shpejti do të dalim me vendim publik të prokurorisë – deklaroi Katica Janeva, Prokurore speciale publike.
Janeva shpjegon se si është kryer përgjimi pa urdhër të gjykatës. Ajo tha se fjalët kyçe të gjetura në bisedimet për të cilat Zvonko Kostovski ka pasur qasje në pajisjen për përgjim dhe që ia ka dorëzuar Verushevskit, përputhen me fjalët kyçe të hard diskut ku ka biseda të përgjuara të Zoran Zaevit.
Këtë do ta dëshmojmë në gjykatë. Teoria jonë, u analizua nga të huaj, e kemi marrë si rezultat dhe jemi shumë krenar për këtë. Filloi në një mënyrë, përfundoi me një akuzë, ato janë vendime të mëdha, të Prokurorisë Publike, që i miratuam – theksoi ajo.
Duke iu referuar shkurtimisht të gjitha lëndëve për të cilat tashmë ka akuza, Janeva e porositi ish-ministren e Kulturës Elizabeta Kançeska – Milevska ta pranojë fajësinë në rastin Tenderët, për ndërtimin e muzeut të VMRO-së. Tenderi për rinovimin rreth Muzeut është bërë pasi kanë filluar ndërtimet, tha Janeva, duke shtuar se rasti është i qartë edhe me dëshmi.
Alsat M