Moskë, 22 tetor – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot presidentit të Rusisë Vlladimir Putin ia ka shpjeguar qëllimet e operacionit turk në Siri.
“Z.Erdogan detajisht mi ka shpjeguar qëllimet e operacionit ushtarak turk përgjatë kufirit me Sirinë”, ka deklaruar Putin pas bisedës me Erdoganin, transmeton gazeta KOHA.
Presidenti rus ka theksuar se është me rëndësi “pjesëtarët e organizatave terroriste, veçmas Shtetit Islamik që i mbajnë forcat ushtarake kurde, ndërsa tentojnë të ikin, të mos e përdorin aksionin e forcave ushtarake turke”.
Në ndërkohë, disa agjenci botërore, duke u thirrur në diplomatë rus kanë lajmëruar se “Turqia do ta vazhdojë ndërprerjen e zjarrit në Siri Veriore për edhe 150 orë, ose më shumë se gjashtë ditë”.(koha.mk)