Rusia është një hap më afër krijimit të internetit personal, të veçuar nga pjesa tjetër e botës.
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi ligj për krijimin e rrjetit nacional që do të funksiononte pavarësisht internetit global.
Ligji i ri ka për qëllim ta mbrojë Rusinë nga kufizimet e huaja përmes krijimit të internetit lokal “të qëndrueshëm, të sigurt dhe tërësisht operativ”. Megjithatë, interneti rus ende është në domenin e teorisë, ndërsa ligji i nënshkruar do të hyjë në fuqi në nëntor, publikuan sot mediat ruse.
Ligji, gjithashtu, kërkon vendosje të qendrës për menaxhim dhe përcjellje, të kontrolluar nga ana e agjencisë ruse për telekomunikime Raskomnadzor.(koha.mk)