Blogerja Alyne ka publikuar sot një video ku shpjegon çfarë ndodhi në “Xing me Ermalin”, aty ku ajo filloi të qante. Alyne tregon se moderatori shqiptar i fliste gjatë gjithë kohës të dashurit të saj, blogerit Nas, për gjoksin e Kejvinës.
Alyne dhe Nas kanë qenë të ftuar në “Xing me Ermalin” ku gjërat nuk kanë shkuar siç ishte parashikuar. Pas një pyetjeje nga velina e emisionit Kejvina Kthella, Alyne shpërtheu në të qara, pasi pyetje iu duk pyetje seksiste.
Sot Alyne ka publikuar një video ku ka shpjeguar edhe një herë se çfarë ndodhi vërtet në atë emision. Alyne tregon se “Xing me Ermalin” ka momente të shumta seksiste.
“I thoshte të dashurit tim të mos e kthente kokën pasi do të përballej me gjoksin e Kejvinës. Por ju nuk keni parë gjithçka, pasi që në fillim të emisionit moderatori i fliste Nasit për gjoksin e Kejvinës dhe kjo nuk është aspak për të qeshur,”- tregon Alyne.
Ajo shton se t’i trajtosh femrat si objekte është diçka shumë e gabuar.
Recently I was on a Talk Show with my boyfriend. They asked him if he travels the world "to meet girls". This was my…
Publiée par Dear Alyne sur Samedi 17 novembre 2018