Lukas Paketa iu bashkua Milanit sezonin që lamë pas dhe ishte një ndër të preferuarit e Gatuzos, por me Piolin gjërat kanë ndryshuar për brazilianin.
Lojtari kuqezi ndaj Udinezes, qëndroi për të gjashtën ndeshjen radhazi në stol dhe kjo duket se i ka bërë dëm.
Siç raporton “La Repubblica”, Paketa pas sfidës përjetoj një gjendje ankthi. Lojtari u dërgua në klinikë për një kontroll, teksa gjendja e tij nuk ishte dhe aq shqetësuese. Lojtari dëshiron të largohet me çdo kusht nga Milani, pasi po humbet fanellën e Kombëtares dhe kjo gjë duket se e streson atë.
Paketa iu bashkua Milanit një vit më parë për një shumë rreth 38 milionë euro.