Në futboll ka një kategori lojtarësh, të cilët dallohen për ndërhyrjet e ashpra, ndonjëherë edhe jashtë logjikës së kësaj loje magjike. Njëri prej tyre njihet mirë nga të gjithë, është ish-mesfushori i Interit dhe Fiorentinës, Felipe Melo.
Sjellja e tij në fushë bën që të shkaktojë shumë faulle dhe rrjedhimisht të marrë edhe shumë kartonë. Për këtë arsye, për të dytin vit radhazi ai është votuar si lojtari më i dhunshëm në Brazil.
Melo është lojtari i Palmeirasit që ka marrë më shumë kartonë. Në një sondazh të “UOL Esporte”, ku kanë votuar të gjithë lojtarët e Serisë A braziliane, Felipe Melo ka marrë 51.8% të votave, kurse i dyti ka dalë Fagner i Korinthiansit, me 11.3% të votave.
https://www.youtube.com/watch?v=y5BCE8OnJk8