Smartphone-t na pakësojnë orët e gjumit. Sipas një studimi të kryer rezulton se mesatarisht 20% e grave dhe një në çdo 8 meshkuj, humbin orë të vyera pushimi si pasojë e përdorimit të telefonit celular.
Kërkuesit e universitetit të Queensland pas të dhënave të mbledhura në studimin e tyre mbi 709 persona të moshave 18-83 vjeç, theksojnë se 24% e grave dhe 14% e burrave mund të konsiderohen përdorues problematikë të smartphone-ve.
Gjithashtu studiuesit theksojnë se si koha e kaluar në celular ashtu edhe shqetësimet që mund të sjellë kanë pësuar një rritje thelbësore në krahasim me një studim analog të kryer në vitin 2005.
Por mungesa dhe reduktimi i orëve të gjumit është një ndër shqetësimet dhe pasojat më serioze të përdorimit të tepruar të smartphone-ve.