Negotinë, 3 janar – Mbrëmë në Negotinë qeni ka kafshuar një fëmijë 10 vjeçar, informoi sot Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB – Veles. Ngjarja ka ndodhur derisa një grup fëmijësh kanë lozur në rrugë dhe rreth tyre ka kaluar I.T (18) duke e shëtitur qenin e tij të lidhur me zinxhir por pa shportë mbrojtëse, njofton Koha.
“Kur qeni është afruar tek njëri nga fëmijët ka kërcyer dhe e ka kafshuar në dorën e majtë dhjetë vjeçarin duke i shkaktuar dëmtime të dukshme” tha ai. Djali është dërguar në spital dhe i është dhënë ndihma mjekësore.