Sofje, 13 shkurt -Qeveria bullgare e miratoi Protokollin për NATO-n, përkatësisht përfshirjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Aleancës, që ishte firmosur nga vendet anëtare më 6 shkurt në Bruksel, transmetoi BGNES.
Me vendimin e njëjtë Këshilli ministror i Bullgarisë i propozoi Kuvendit popullor ta ratifikojë Protokollin. Ditëve të fundit Protokollin për anëtarësim të vendit tonë në NATO e firmosën Greqia dhe Sllovenia, ndërsa nesër atë duhet ta bëjë edhe Parlamenti shqiptar.
Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s. (koha.mk)