Shkup, 26 janar – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e saj të rregullt të 41-të me më shumë pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në mbledhje do të shqyrtohet Programi për punë për vitin 2021 i Agjencisë së Energjetikës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim-vendime, si dhe Propozim-programi për promovim dhe mbështetje të turizmit për vitin 2021 dhe Programi për punën e Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit për vitin 2021.
Me propozim të Ministrisë së Financave, në mbledhjen e sotme në rend dite të kësaj mbledhje do të shqyrtohet edhe Informacioni për Programin e reformave ekonomike 2021-2023.
Ministrat në Qeveri në këtë mbledhje do të diskutojnë edhe për Planin vjetor financiar të Agjencisë për Planifikim Hapësinor në vitin 2021.
Mbledhja e Qeverisë është paraparë të mbahet përmes video-konferencës me fillim në orën 12:00.