Qeveria e Republikës së Kosovës e quan të papranueshëm reagimin e Bashkimit Europian kundër miratimit të Statutit të Trepçës, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Nga ky reagim Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijançiq, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i paprecedent, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Njëkohësisht, Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë.
Veç kësaj Qeveria e Kosovës në krye me Ramush Haradinajn thotë se në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës. (koha.mk)