Qeveria e Republikës së Maqedonisë uron të gjithë qytetarët dhe të gjithë deputetët për përgjegjësinë e ndërmarrë, me të cilën, potencojnë, vendit po i hapen dyert për NATO dhe BE.
“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, përmes përfaqësuesve të tyre në Kuvend, sonte, me pranimin e ndryshimeve kushtetuese, kanë shkruar kapitull të ri, historik të shtetësisë sonë. Ky është akt që shpreh përgjegjësi shtetërore dhe patriotizëm të fuqishëm pasi i bën absolutisht të realizueshme dy interesat më të mëdha shtetërore – anëtarësimin në NATO dhe BE. Deputetët, duke e marrë parasysh interesin kulmor të qytetarëve, votuan për marrëveshje e cila mundëson integrim ndërkombëtar dhe njohje të vendit tonë si shtet sovran, me konfirmim të tërësishëm të veçorive të identitetit të maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve të vendit”, porosisin nga Qeveria.
Realizimi i këtyre përfitimeve, thonë, erdhi përmes saktësimit të emrit të shtetit tonë me përcaktim gjeografik – Republika e Maqedonisë së Veriut.
“Me këtë rast, gjuha maqedonase do të jetë ndërkombëtarisht e njohur në të gjitha aleancat. Himni i ynë, flamuri ynë – mbeten të njëjta dhe të mbrojtura. Shtetësia e jonë do të jetë maqedonas/qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sot kemi hapur ardhmëri të re, të ndritshme me perspektivë për të gjithë qytetarët e vendit, për të mirën e fëmijëve tanë. Për vend të qetë, të sigurtë, ku maqedonasit, shqiptarët, turqit, vlleh, serbët, romët, boshnjakët dhe të të gjithë bashkësitë etnike do të jetojnë jetë më të mirë dhe me prosperitet”, potencojnë nga Qeveria.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë, potencojnë, shpreh falënderim deri te të gjithë qytetarët dhe deri te përkrahësit dhe partnerët e vendit, për përkrahjen e madhe dhe të rëndësishme gjatë tërë procesit të pranimit të Marrëveshje nga Prespa, me të cilën sigurohet ardhmëria e shtetit si anëtar i barabartë i NATO-s dhe BE-së.