Në seancën e Kuvendit Komunal të Tuzit, të shtunën u bë zgjedhja e kryetarit të ri të Komunës së pavarur të Malësisë, raporton gazeta KOHA.
Kandidatin për kryetar, Nik Gjeloshaj e mbështetën koalicioni i forcave politike shqiptare, këshilltari i Demokratëve të Malit të Zi dhe këshilltarët boshnjakë. Kjo është hera e parë që përfaqësuesit e shqiptarëve do të udhëheqin me Komunën e Tuzit, që tani ka statusin e pavarur, si të gjitha komunat tjera në Malin e Zi. (koha.mk)