Qyteti sirian Dejrizor i cili është nën kontrollin e DEASH-it në kufirin ndërmjet Sirisë dhe Irakut është bërë fokusi i ri i aktorëve më dominues në luftën civile. Teksa forcat e regjimit të mbështetura nga Rusia dhe Irani janë pranë çarjes së rrethimit, qyteti ka një rëndësi edhe për SHBA-të nga pikëpamja e planit për “shtetin PKK/PYD”. Ndërkohë që me procesin e Astanas kanë ndalur në masë të madhe konfliktet në frontet tjera, lufta në Siri po zhvendoset në kufirin e Irakut në lindje të vendit. Në këtë pikë Dejrizor i cili ndodhet në kufi me Irakun, në kohët e fundit i është rritur rëndësia nga pikëpamja e SHBA-ve, Rusisë, Iranit, regjimit, organizatave terroriste PKK/PYD dhe DEASH. Një pjesë e madhe e Dejrizor ku sipas regjistrimit të fundit jetojnë afërsisht 230 mijë njerëz, ndodhet nën kontrollin e DEASH-it që nga korriku i vitit 2014 e deri më tani. Zonat periferike të qytetit ndodhen nën kontrollin e DEASH-it, ndërsa qendra dhe zonat përreth saj nën rrethimin e regjimit. Sulmet intensive në Rakka në fortesën e DEASH-it të ndërmarra nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të dhe aleati i saj organizata terroriste PKK/PYD, kanë bërë që militantët e organizatës të zhvendosen nga pjesa juglindjes e Rakka-s për në Dejrizor. Si rezultat i marrëveshjes së arritur me Hezbollahun javën e kaluar edhe anëtarët e DEASH-it në kufirin Siri-Liban kanë kaluar në këtë qytet.
REGJIMI PRANË THYERJES SË RRETHIMIT
Forcat e regjimit të cilat përparojnë nën ombrellën ajrore të Rusisë duke rimarrë në muajin mars rajonin Tedmur (Palmira) në perëndim të qytetit Humus bëri që anëtarët e DEASH-it të mbledhur në shkretëtirën e Humusit të përparojnë drejt Dejrizor. Në një deklaratë të bërë më 21 gusht nga Ministria ruse e Mbrojtjes u theksua se DEASH-i i cili humbi forcën në Rakka dhe pjesën perindimore të Humus-it gjatë gjithë muajit gusht ato u fokusuan në strukturimin në Dejrizor, dhe se humbja e organizatës terroriste në Dejrizor kishte një strategji të rëndësishme. Forcat e regjimit në fillim të muajit të kaluar pasi morën nën kontroll rajonin Sukne në lindje të Humus-it ato më pas morën nën kontroll edhe malin Birsheja dhe Bir Kusejbe në lindje të saj si dhe fshatrat Tar El Tarfavi dhe Kasr Tarfavi. Në këtë mënyrë forcat e regjimit të cilët hynë në Dejrizor nga kufiri perëndimor, që nga mesnata e mbrëmshme në qendër kanë ulur në afërsisht 15 kilometra distancën nga Bir Kusejbe mes forcave të regjimit e rrethimit të DEASH-it. Ndërsa nga rajoni Sukne në jug të Bir Kusejbe forcat e regjimit ndodhen afërsisht 40 kilometra nga qendra. Duke arritur në Brigadën 137 të Artilerisë në qendër të Dejrizor parashikohet që forcat e regjimit do të arrijnë avantazh në thyerjen e rrethimit.
EDHE VËMENDJA E SHBA-VE TEK DEJRIZOR
Teksa ka një afrim pranë humbjes së DEASH-it, është rritur edhe konkurrenca mbi Dejrizor, ku SHBA-të, aleati i saj PKK/PYD, Irani dhe regjimi po kryejnë disa veprime për të dominuar në rajonin në fjalë. Rajoni Dejrizor është bërë një pikë kyçe mes kampeve të Rusisë-Iranit-regjimit dhe SHBA-PKK/PYD-së. SHBA-të duke e vendosur në qendër të politikës së Sirisë PKK/PYD-në ndodhet në përgatitje të një Sirie federale me strukturat autonome administrative kantonale. Në këtë pikëpamje Dejrizor edhe për pozicionin që do të sigurojë tregtinë me Irakun por edhe përsa i përket burimeve të saj natyrore ka një rëndësi jetësore për “shtetin PKK/PYD” i cili zhvillohet nën udhëheqjen e SHBA-ve. Në rajonin Shedadi në jug të Haseke-s në fushën e gazit dhe naftës Xhebse ndodhen 150 forca speciale amerikane për të bashkëpunuar me militantët e PKK/PYD në operacionin e Dejrizor-it. Komandandti i koalicionit kundër DEASH-it, gjenerali Steve Townsen një ditë më parë deklaroi se stacioni i radhës në luftën kundër DEASH-it do të jetë Dejrizor dhe se edhe në këtë operacion do të mbështesnin PKK/PYD-në.
PIKË KYÇE PËR “PLANIN E MADH” TË IRANIT
Ndërsa në anën tjetër regjimi në operacionin e Dejrizor-it krahas Rusisë ka edhe mbështetjen e Iranit, ku në radhët e regjimit ndodhen afërsisht afërsisht 40 përqind nga milicët e trajnuar nga Irani plani i të cilit për Dejrizor-in bazohet në perspektiva më të gjera. Forcat Hashdi Shabi të mbështetura nga Irani, që janë të lidhura me qeverinë e Bagdadit janë të vendosura në Mosul që ndodhet në perëndim të Dejrizor-it nga pjesa e Irakut. Forcat Hashdi Shabi të mbështetura nga Irani, me arsyetimin për të luftuar kundër DEASH-it n Irak kanë marrë disa rajone në qytetin Mosul në kufi me Sirinë. Gjithashtu forcat Hashdi Shabi nga jugu janë të vendosura përballë rajonit Tanif dhe në perëndim të Irakut në rajonin Rutbe në afërsi të kufirit të Jordanisë me Sirinë. Edhe milicët iranianë në rajonin Tanif presin të bashkohen me Hashdi Shabi në rajonin Zakf. Nëse këto grupe arrijnë në verilindje të kufirit Siri-Irak dhe bien në kontakt me forcat Hashdi Shabi në Mosul, për Iranin do të vendoset në zbatim një projekt strategjik, ku Irani nëpërmjet Irakut do të realizojë objektivin e daljes në Siri dhe Mesdhe.