Shkup, 6 mars – Me një numër të madh të projeksioneve, ekspozitave dhe debateve këtë vit do të mbahet edicioni i nëntë i manifestimit “Mbrëmjet e të drejtave të grave”.
“Mbrëmjet e të drejtave të grave”, thonë nga qyteti i Shkupit, janë alternativë kulturore në shënimin e 8 Marsit, si një nga datat më të ndritshme në historinë e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore.
Numri i madh i ngjarjeve në suaza të edicionit të sivjetëm të “Mbrëmjet e të drejtave të grave” do të mbahen në Qendrën Kulturore Rinore dhe të njëjtat do të fillojnë në orën 20 në kinemanë Frosina me hapjen e ekspozitës “Të njohurat vs. gratë e padukshme”.
Në suaza të manifestimit do të shfaqet filmi dokumentar spanjoll “Kufij dhe premtime” (mosha 12+) dhe më pas do të vijojnë biseda me Ana Jovkovska dhe bashkëbiseduesit e saj me temën “Tani është momenti – të gjithë për barazi gjinore!”.
Aktivitetet e “Mbrëmjet e të drejtave të grave” do të vazhdojnë nga data 26 deri më 31 maj në Kinotekën e Maqedonisë, ku do të shfaqen projeksionet e shumë filmave dokumentarë.
Tërë programin për edicionin e nëntë të “Mbrëmjet e të drejtave të grave” mund ta shikoni në faqen e internetit në vijim https://www.
Ngjarja organizohet nën udhëheqësi të qytetit të Shkupit, në bashkëpunim me UN Women, Kinotekën e Maqedonisë, Universitetin për arte audiovisuale ESRA, Instituti për studime gjinore pranë USHCM-së, në bashkëpunim me Ambasadën suedeze në Shkup.