Ministri britanik për Brekzit Dominik Raab para deputetëve britanikë deklaroi se pret marrëveshje me Bashkimin Evropian deri më 21 nëntor.
Në letrën e 24 tetorit deri te Komisioni Parlamentar, Raab ka theksuar se pret që marrëveshja të finalizohet deri më 21 nëntor. Letra sot u publikua nga Komisioni.
Paraprakisht, kryeministrja Thereza Mej tha se 95 për qind e marrëveshjes është harmonizuar, por të dyja palët ende kanë qëndrime të ndryshme lidhur me çështjen për kufirin midis Irlandës, e cila është anëtare e BE-së, dhe Irlanda e Veriut, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.
Raab nesër shkon për në Irlandën e Veriut ku do të takohet me përfaqësues së autoriteteve lokale dhe sektorin e biznesit.