Presidenti bullgar Rumen Radev paralajmëroi se do ta shpërndajë Asamblenë e 46 -të kombëtare sa më shpejt të jetë e mundur në harmonizim me procedurën dhe Kushtetutën.
Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Sofja, zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare në Bullgari do të mbahen më 14 nëntor.
Sipas Radev, zgjedhjet e formatit “2 në 1” do të kursejnë shpenzime shtetërore dhe kohë të votuesve.
Ai nuk komentoi nëse do të bënte ndryshime në qeverinë e përkohshme të Bullgarisë, siç e lejon kushtetuta e vendit.
Radev tha se është përkrahës i flaktë i marrëveshjes mbi-partiake dhe do të mbështetej në mbështetjen e të gjithë qytetarëve të shquar bullgarë.
Ai beson se kjo fushatë zgjedhore në Bullgari do të jetë një udhërrëfyes tjetër për votuesit bullgarë mbi të cilët partitë dhe politikanët po punojnë për të ardhmen dhe që mbrojnë skemat e korrupsionit.
Radev tha se mbështet individë, e jo parti dhe se nuk autorizon askënd për të folur në emër të tij.