“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”.
Kështu i është pergjigjur zëdhënësi i presidentit Ilir Meta kërkesës së kreut të Qeverisë, Edi Rama, për të emëruar ministër të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetajn, transmeton Panorama.
“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program, të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit🛠”, shkruante kryeministri Rama ne postimin e tij ne Twitter.