Rusia ka dhuruar automjete ushtarake për Serbinë duke vënë në pikëpyetje sigurinë në rajon.
Për këtë ka folur zëvendës ministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani.
“Serbia u kthye në Rusinë e Vogël dhe kjo është shqetësim për rajonin”, ka shkruar Ramadani në Facebook.
Sipas numrit dy të Mbrojtjes në Kosovë armatosja e Serbisë ka për synim rrezikimin e gjithë Ballkanit.
“Orientimi dhe armatosja e Serbisë me pajisje ruse edhe pse në këto lëvzije aferat korruptive janë enorme ka për synim rrezikimin e gjithë Ballkanit, ndërsa paraqet hakmarrjen ruse e serbe ndaj NATO-s dhe demokracive të botës”.
Tutje Ramadani ka thënë se paqja e përhershme në rajon do arrihet vetëm atëherë kur secili shtet do të antarësohet në NATO. Ai ka thënë se asnjë shtet nuk shërben si “Rusi e Vogël”.
“Prezenca dhe zgjerimi i NATO-s me Kroacinë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe tashmë edhe me Maqedoninë e Veriut ka ndihmuar paqen dhe sigurinë rajonale”.