Football Leaks ka zbuluar një skandal të radhës të ndërlidhur me UEFA-n. Në vazhdën e zbulimeve të skandaleve nga shtëpia e futbollit evropian, Football Leaks ka zbuluar se Sergio Ramos kishte dështuar në testet mjekësore pas finales me Juventusin. Pavarësisht se testet kishin dalur negative dhe të dyshimta, mbrojtësi i Real Madridit kishte luajtur në finale. Football Leaks ditë më parë zbuloi se Manchester City dhe PSG kishin bërë dallavere të mëdha në fshehjen e të hyrave dhe në shifrat e rrejshme të transfereve e pagave.