Qyteti i Shkupit gjatë muajit të kaluar ka punuar intensivisht në gjetjen e një zgjidhje sistemore për parandalimin e incidenteve në lidhje me sulmet ndaj qytetarëve nga qentë, pavarësisht nëse është fjala për qentë endacakë apo qentë që kanë pronarë. Për këtë qëllim kryetari Shilegov solli Vendim dhe u formua grupi punues i përbërë nga 5 anëtarë, gjegjësisht nga një këshilltar në Këshillin e Qytetit, një punonjës në Sektorin për çështje komunale të Qytetit të Shkupit dhe një përfaqësues nga shoqata për mbrojtjen e kafshëve Anima Mundi, iniciativa qytetare Kane Corzo dhe Asociacioni i aktiviteteve për të drejtat e kafshëve. Grupi i punës ka përgatitur raport me rekomandime për një zgjidhje të përhershme të problemit. Rekomandimet e këtij raporti, së bashku me rekomandimet e Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë, do të hyjnë në Programin dhe Buxhetin e Qytetit për vitin 2018, dhe këto zgjidhje sistemore do ta rrisin në të njëjtën kohë edhe sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e qenve endacakë në territorin e Qytetit të Shkupit.
Në përputhje me detyrat e përmendura në Vendimin për formimin e grupit punues për të monitoruar situatën në punën e vend-strehimit për trajtimin human të qenve endacakë – Vardarishte, grupi i punës ka përgatitur rekomandimet që janë të shënuara në Raportin e grupit të punës për të monitoruar situatën në punën e vend-strehimit për trajtimin human të qenve të rrugës – Vardarishte. Në kuadër të raportit janë edhe rekomandime për punën e Vardarishtes, të përpiluara më 07.12.2017 nga Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë , me kërkesë të Shoqatës për mbrojtjen e kafshëve Anima Mundi nga Shkupi. Raportimn e plotë grupit punues për të monitoruar situatën në punën e vend-strehimit për trajtimin human të qenve të rrugës mund ta gjeni në linkun më poshtë |