Shkup, 14 shkurt – Gjykata për rastin “Trajektorja” gjegjësisht procedura për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin të akseve rrugore Milladinoc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, vazhdon më 5 mars, kur Gjykata duhet të prononcohet rreth kërkesës së mbrojtjes, sms mesazhet të mos pranohen si dëshmi.
Mbrojtësi i Vlladimir Peshevskit në fillim të seancës së sotme parashtroi kundërshtim deri te Gjykata që sms mesazhet të mos pranohen si dëshmi, sepse sipas ekspertizës Orce Simov ata nuk kanë datë dhe kohë dhe janë ndryshuar.
Lile Stefanovska e PSP-sëp tha se mbrojtja ka të drejtë të parashtrojë kundërshtim, por se reagon në pjesën ku mbrojtja për shkak të kostos së procedurës kërkon kundërshtimi të bashkëngjitet me dëgjimin e personit të kualifikuar me shkak që sipas ligjit përveç PP dhe Gjykata në debat kryesor pala tjetër nuk mund të kërkojë ekspertizë.
Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Osman Shabani. Në “Trajektoren” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, të cilit i gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, ish-kryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugët e shtetit”, Lupço Georgievski. (koha.mk)