Ish-lojtari i Juventus Fabrizio Ravaneli ka kritikuar Gonzalo Higuain. “Pipita” është sulmuar nga shumë analistë dhe tifozë të futbollit për formën e keqe të treguar këtë fillim sezoni, dhe këtë e vërtetoi edhe ndaj Fiorentinas të mërkurën. Ai nuk është i qetë dhe duket si hija e vetvetes dhe jo ai Higuain që njohim të gjithë”, shprehet Ravaneli për “Radio Sportiva”.
“Edhe Allegri nuk po e ndihmon me aktivizimin në çdo ndeshje, pasi ai ka nevojë për qartësi. Problemi i tij është më tepër mendor se sa fizik. Mendoj se lënia jashtë përfaqësueses argjentinase e ka vrarë, ai duhet të pushojë. Ai duhet të marrë një javë pushim e më pas të rikthehet”, nënvizoi mw tej ish-futbollisti i Juves. “Ai është i frustruar dhe kjo duket pasi nuk hyn fare në lojë. Do ta lija jashtë derbit. Mendoj se për momentin është një barrë për Juven, ai nuk ka qenë Higuain që njohim të gjithë. Shënoi një gol të rëndësishëm në derbi sezonin e kaluar, por që nga ai moment forma e tij ka qenë në rënie”, përfundoi Ravaneli.