Pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të mos i njohur targat serbe dhe përgjigjes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili paralajmëroi sanksione kundër Kosovës, reagoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në kumtimin në Tuiter, Rama e vlerëson si të drejtë çështjen që e inicoi Kosova dhe sipas tij reciprociteti i targave. Duhet të garantohet, duhet ta evitojë bumerangun nga ngrirja e konfliktit në këtë moment, siç ndodhi me doganën prej 100 për qind.
Rama thekson se Kosova duhet të dialogojë, Serbia duhet të bashkëpunojë, BE-ja duhet të ndërmjetësojë.
“Kosova me të drejtë e nisi çështjen. Tani kur problemi do të zgjidhet dhe reciprociteti i targave do të garantohet, duke e evituar bumerangun nga ngrirja e konfliktit në këtë moment (siç ndodhi me doganën prej 100 për qind). Kosova duhet të dialogojë, Serbia duhet të bashkëpunojë, BE-ja duhet të ndërmjetësojë”, shkroi Rama.
Ndaj reagimit të Ramës menjëherë u deklarua Lëvizja Socialiste për Integrim.
Nënkryetari i partisë, Petrit Vasili, iu përgjigj kryeministrit Rama “lidhur me solidaritetin me Kosovën për reciprocitetin e targave me Serbinë”.
Reciprocitet. Rama për Serbinë…si çdoherë. Edi Rama thotë Kosova duhet të bisedojë, Serbia të zbatojë, BE-ja të ndërmjetësojë. Rama frikësohet shumë t’i thotë Serbisë të zbatojë ndërsa nga BE-ja të kërkojë t’i bëjë presion asaj. Rama kërkon nga Kosova të bisedojë kur ajo ka të drejtë të plotë”, shkroi Vasili në Fejsbuk.