Sebastian Vettel e konsideron fajtor, Max Verstappenin, për kontaktin që dy pilotët patën në garën e Suzukës, kur në xhiron e tetë ferraristi u përpoq ta parakalojë, por holandezi mbylli krahun. Ditë më parë, Vettel tha: “Nuk dua që të ndodhë si zakonisht, me akuza e kundërakuza në media e rrjetet sociale. Nuk më pëlqen që çështja të diskutohet në distancë, por do të flas me Max kur të kemi mundësi, ballë për ballë, pasi kjo është mënyra që unë preferoj t’i zgjidh çështjet. Hymë të dy në të njëjtin moment në kthesë, ishin në krah të njëri-tjetrit dhe ai më shtyu. Nuk është kjo mënyra që përdoret në garë”.
The crash between Vettel and Verstappen👇#JapaneseGP #F1 pic.twitter.com/MPdGVsiZ00
— F1 Live (@F1Live2) October 7, 2018