Merkato e futbollit është edhe luftë për pushtet dhe mjetet financiare justifikojnë qëllimin. Në këtë pikë, pasurohet me pretendentë të rinj gara për të arritur tek Federico Chiesa, diamanti i Fiorentinës që është në listën e dëshirës së klubeve më të rëndësishëm italianë. Sipas asaj që bëhet e ditur nga disa media spanjolle, sulmuesi i krahut i Fiorentinas pëlqehet shumë nga Real Madrid, që kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm. Lojtari i kombëtares italiane vlerësohet nga merengues rreth 70 milionë euro dhe kjo është idea për të thyer konkurencën e Juventus.
Në fakt, dalja hapur e Gareth Bale, që shprehu pakënaqësitë e tij për mënyrën si po trajtohet në Madrid, duke refuzuar të festojë pas golit të fitores, madje duke krijuar një konflikt të hapur me shokët e skuadrës, është tregues se në Bernabeu po shohin mundësitë e një ndryshimi në vijën ofensive.
Është për tu mundur konkurenca e Juventus, që deri përpara avancimit me ofertë konkrete të Real Madrid, ishte një hap përpara në bisedime me lojtarin, e fortë në pozita se Chiesa e njeh mirë realitetin italian dhe ndoshta mund ta vendosë në hierarki përpara zhvendosjes në një kampionat të huaj.