Prej disa kohësh Britania e Madhe, ka shfaqur kërkesën që të dalë nga Bashkimi Europian, për shumë arsye politiko-ekonomike. Por një “Brexit”, siç quhet ndryshe nga britanikët do të prekte padyshim dhe botën e futbollit.
Qëndrojmë këtu tek ylli uellsian i Realit, Gareth Bejl. E ardhmja e tij është e paqartë, ai mund të detyrohet të largohet nga Real Madridi në rast të një dalje nga BE, siç raporton “ESPN”. Si një qytetar britanik që jeton diku tjetër në Bashkimin Europian, uellsiani mund të humbasë të drejtën e tij për të punuar në Spanjë nga 1 prilli.