Real Madridi nuk ka ndërmend të investojë 280 milionë euro për ta bërë Kylian Mbappé gurthemelin e projektit të ardhshëm të trajnerit Zinedine Zidane. Siç shkruajtën mediat në Francë, muajin mars, klubi i bardhë kishte përgatitur një ofertë prej 280 milionësh për të marrë shërbimet e yllit të PSG, vetëm 20 vjeç. Megjithatë, RMC e hedh poshtë këtë informacion, teksa vë në dukje se “Los Blancos” nuk do ta konsideronin investimin e kësaj shume, në asnjë rast, për një futbollist të vetëm.
Florentino Perez duket se synon të mbajë marrëdhënie të mira me sheikët nga Katari të parizienëve dhe, përveç kësaj, vetë Kylian Mbappé tha disa javë më parë se do të qëndrojë në “Parce des Princes” sezonin e ardhshëm. RMC siguron se 20-vjeçari, kampion bote, nuk është prioritet i Zinedine Zidane në merkaton e kësaj vere.