Real Madridi po planifikon të shesë disa futbollistë gjatë afatit kalimtar të verës.
Klubi spanjoll po synon të krijojë një buxhet për të përforcuar ekipin.
Mediat spanjolle kanë raportuar të hënën se në mesin e lojtarëve që pritet të largohen janë: Gareth Bale, Raphael Varane, Marcelo, Isco, Odegaard dhe Vinicius.
Me shitjen e këtyre futbollistëve klubi madrilen po planifikon të përfitojë mbi 250 milionë euro.