Real Madridi në këtë sezon është duke vuajtur për gola. Me Karim Benzeman dhe Cristiano Ronaldon që janë jashtë forme, skuadra spanjolle është në kërkim të golave. Siç ka filluar ky sezon për Real Madridi, duket se ata nuk do të fitojnë asnjë trofe, pasi janë shumë larg rivalit të tyre në LaLiga, Barcelonës, dhe në Ligën e Kampionëve nuk po tregojnë formë të lartë. Kështu, Florentino Perez dëshiron që të reagoj në fund të këtij sezoni, duke bërë disa ndryshime të mëdha në fazën e sulmit.
Presidenti i Real Madridit mendon që ta largoj Karim Benzeman dhe transferoj sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Agueron, përcjell “GazetaOlle.com”. Klubi spanjoll ka oohë që po e kërkon transferimin e sulmuesit argjnetinas, andaj në verën e vitit 2018, kërkon që ta transferoj atë. Real Madridi është i gatshëm që të ofroj 70 milionë euro për transferimin e Agueros. Manchester City është i gatshëm që ta shes argjentinasin, pasi është në janar do ta transferoj Alexis Sanchezin dhe ta formoj sulmin me Gabriel Jesusin.