Shkup, 17 shtator – Telekomi i Maqedonisë sot e realizoi 5G demon e parë në vend, si hap drejt vendosjes së kësaj teknologjie në Maqedoni, e cila do të mundësojë progres teknologjik të shoqërisë dhe shumë funksionalitete të reja për shfrytëzuesit.
Për herë të parë në rajon, është matur shpejtësi përmes rrjetit mobil, e cila është për mbi katër herë më e madhe nga shpejtësia e bartjes së të dhënave.
“Sot e jemi ruajtur shpejtësinë më të madhe deri më tani, edhe pse shpejtësia nuk është përfitimi kryesor nga teknologjia 5G. Ky standard i ri teknologjik do ta zëvendësojë jo vetëm mënyrën në të cilën komunikojmë, por edhe mënyrën në të cilën jetojmë. Sot, treguam, se shkojmë në hap me vendet evropiane, i kemi vendosur bazat, e kemi demonstruar shpejtësinë e jashtëzakonshme të 5G. Por ky është vetëm fillimi, do të vazhdojmë të investojmë dhe ta sendërtojmë rrjetin që të jemi të gatshëm për startin komercial”, deklaroi Nikolla Lushev, drejtori ekzekutiv kryesor i Telekomit të Maqedonisë.
Rrjeti i gjeneratës së pestë jo vetëm që do të sjellë shpejtësi të mëdha të bartjes së së të dhënave përmes internetit dhe komunikimit në kohë reale, por tërësisht do ta ndërrojë mënyrën në të cilën funksionon shoqëria jonë: Interneti i gjërave (Internet of Things) do të bëhet realitet (drone, gjëra), do të jetojmë në shtëpi të mençura dhe qytete të mençura, do të ngasim automobila të mençura, ndërsa do të kemi edhe përfitime edhe në mjekësi, arsim, biznes.
Teknologjia 5G do të fillojë të implementohet në Evropë nga 2020, ndërsa zbatimi i plotë me të gjitha funksionalitetet e saj progresive pritet në periudhë pas 25 viteve.