Shkup, 14 shkurt – Konsumatorët e rrugës “Resenska” në Komunën e Çairit sot nga ora 9:00 e deri në 10:00 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
Nga ora 9:00 e deri në 14:30, pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Alija Avdoviq”, “Sava Mihailov”, “Konstantin Petkoviq” ,”Roman Kaskaleviq”, “Spiro Cërne”, “Trajko Kitançev”, “Metodija Andonov Cento “dhe” Sreqo Puzhallka “në Komunën e Gazi Babës.
Në periudhën prej orës 10:00 e deri në 12:30, pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Kiçevska” në afërsi të nr. 27, ndërsa nga ora 10:30 e deri në 12:00 edhe konsumatorët e rrugëve “Angjel Dinev” nr. 3a dhe nr. 3b dhe “Klenoec” nr. 48 në Komunën e Karposhit.
Siç informon Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është kryerja e ndërhyrjeve teknike të planifikuara në rrjetin shpërndarës nga ana e ekipeve të “EVN Maqedoni”.