Shkup, 18 dhjetor – “65 Roses”, është film i shkurtër nga regjisori i ri Murat Zherka nga Shkupi. Katër muaj më parë Zherga mori ndërmori iniciativën bashkë me një grup studentësh që të shkojnë në Prishtinë dhe të xhirojnë një dokumentar të shkurtër për jetën e përditshme të një vajze 13 vjeçare, Yllka Leti, e cila vuan nga fibroza cistike, por që është një piktore e talentuar dhe e cila shet pikturat e saja për të mundësuar blerjen e barnave të shumta që i nevojiten.
Zherka së bashku me ekipin e tij në mungesë të kushteve por me përpjekje dhe kontribut të mëdha aritën që ta përcjellin me aq mjeshtëri artistike jetën e Yllkës në këtë film.
Nesa Marku Pr e këtij projekti tregoi idenë dhe ecuritë e këtij projekti, që sipas saj dhe shumë artistëve u vlerësua tej i suksesshëm.
“Ideja jonë për filmin ishte të organizojmë një ngjarje në të cilin do të shfaqet premiera e filmit, por gjithashtu do ishte edhe ekspozita e 65 pikturave të artistes Yllka Leti, me qëllim që të mbledhim një shumë për barnat e saja. Në fakt ngjarja u mbajt me 18 Tetor në Shkup një nga hotelet në Shkup , ku pjesëmarrës ishin më shumë se 100 vetë, të të gjitha moshave, dhe i cili ishte një sukses i vërtetë”, shpjegoi Marku për gazetën KOHA.
Nesa gjithashtu sqaroi edhe vështirësitë e këtij projekti për shkak mungesës së financave dhe që gjithçka ishte bërë në bazë vullnetare.
Marku shtoi se në ngjarja rrjedhi mes lotëve dhe emocioneve nga të pranishmit, në të cilën mbizotëroi një atmosferë pozitive dhe shpresëdhënëse, për të cilën dhe ngjarja kishte një qëllim të tillë të përcjell shpresë dhe motiv për jetë. Ndërsa mesazhi i këtij filmi i cili u përcoll nga e ëma e Yllkës ishte që këto fëmijë të mos fshehin por të luftohet për të përmirësuar jetën e tyre.
Gjatë kësaj jave arriti edhe lajmi se ky film është përzgjedhur si “Filmi më i mirë ndërkombëtar” në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Moskë, Rusi. Ky filmi gjithashtu u nominua në festivalin “Prisma” në Romë, Itali. (koha.mk)