Familja e madhe kuqebardhë vazhdon të rritet. Një sezon tjetër dhe gjithnjë e më shumë besnikë i bashkohen familjes së Atlético Madrid. Klubi nga “Wanda Metropolitano” e ka tejkaluar numrin historik të abonentëve. Tani, klubi i futbollit madrilen, i kryesuar nga Enrique Cerezo, ka më shumë se 123.000 anëtarë.
Nga këta, 57.718 anëtarë kanë kartën e tyre të parapaguar (abone), me të cilën e kanë të rezervuar vendin në stadium, për të parë të besuarit e “El Cholo” kur luajnë. Sezonin e kaluar, numri i anëtarëve të Atletico Madrid qëndroi në kuotën 122.190; një rekord që në vetëm dy muaj të kësaj fushate të re ka pasur rritje të ndjeshme.
Nga ana tjetër, numri i jo-abonentëve, 65.325, vazhdon të rritet dhe të bashkohet me ata, që duan të përfitojnë bileta më të lira, zbritje në turnetë e stadiumit, në dyqanet zyrtare të klubit etj.