Ole Gunnar Solskjaer do të përballet me testin më të vështirë deri tani në krye të Manchester Unitedit të mekurën kur Barcelona e viziton Old Traffordin për ndeshjen e parë të duelit çerekfinal të Ligës së Kampionëve. Kjo do të jetë vetëm hera e dytë që Lionel Messi luan kundër Manchester Unitedit në stadiumin e tij dhe hera e pestë në përgjithësi, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta Koha.
Rekordi i Messit kundër klubeve angleze kritikohej ashpër dikur, por ai ka ndryshuar dukshëm në vitet e fundit dhe argjentinasi do të jetë i etur ta zgjerojë rekordin e tij në njërën prej arenave më të famshme të futbollit evropian. 31-vjeçari i ka regjistruar 30 ndeshje kundër klubeve angleze në 13 vitet e fundit, duke i shënuar 22 gola mbresëlënëse dhe duke i përgatitur gjashtë të tjera.
Kundër Unitedit në veçanti, Messi i ka zhvilluar vetëm katër ndeshje, duke i shënuar dy gola 0 të dyja në finale të Ligës së Kampionëve, më 2009 dhe 2011, duke u shpallur lojtari i ndeshjen në këtë të fundit.