Shkup, 22 tetor – Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka publikuar renditjen e re. Ashtu siç pritej, fitorja ndaj përfaqësueses së Kosovës dhe barazimeve me Estonin dhe Gjeorgjinë, e ngritin lartë përfaqësuesen e Maqedonisë një pozitë më lartë në renditjen më të re të FIFA-s.
Përfaqësuesja e Maqedonisë grumbulloi pesë pikë dhe ngjitet në pozitën e 65-të me 1365 pikë. Para Maqedonisë në pozitën e 64 renditet Mali i Zi, e cila shënoi rënie pas rezultateve të dobëta muajin e kaluar, ndërsa pas Maqedonisë u gjendën Bullgaria, e cila shënon rënie prej gjashtë pozitave, gjithashtu për shkak të rezultateve të dobëta në ndeshjet e kaluara.
Ndryshe, pas tre ndeshjeve të luajtura në muajin tetor, Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka rënë një pozitë në renditjen e FIFA-së. “Dardanët” tani radhiten në pozitën e 117-të në këtë renditje.
Gjithashtu edhe Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie në tre pozita, duke u renditur tashmë në pozitën e 69-të. Në krye asgjë e re. Pesë pozitat e para i mbajnë Belgjika, Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia. (koha.mk)