Sofje, 8 shtator – Edhe pse nga 7 shtatori Bullgaria vendosi masa më të rrepta kundër Kovid-19 për shkak të fillimit të valës së katërt, disa nga restorantet në qendër të Sofjes nuk u mbyllën mbrëmë në orën 23.
“Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, duke u referuar në informacionet e edicioneve elektronike të “24 orë”, disa nga restorantet i bojkotuan kufizimet e reja që i vendosën autoritetet në Bullgari. Pas vendosjes së masave kufizuese, protesta të pronarëve të restoranteve u mbajtën në disa qytete. Pak pas orës 23, disa nga restorantet dhe baret në bulevardin “Vitosha” dhe rrugën “Georgi Sava Rakoski”, ishin të hapura edhe krahas masave të reja kufizuese. Restoranti në pronësi të kryetarit të Asociacionit bullgar të restoranteve Riçard Alibegov ka punuar dhe ai tha se nuk do të mbyllet. Restorantet rreth tij gjithashtu ishin të hapura. Sipas tyre, klubet e natës mbyllen, ndërsa vendoset orë mbrëmjeje për restorantet.