Deri në fund të gushtit këtë vit pritet të përfundojë rikonstrumi i rrugës rajonale Draçevë – Taor, e cila është pjesë e 33 rrugëve në të cilat punohet.
“Rikonstruimi i rrugës është me kërkesë të banorëve të cilët jetojnë rreth këtyre vendbanimeve. Do të bëhet rikonstruim i plotë dhe presim diku në gusht ai të përfundojë. Rruga është një prej shumë rrugëve që jemi duke filluar t’i rikonstruojmë gjatë kësaj periudhe, gjegjësisht përmes 30 rrugëve në mbarë vendin dhe me këtë tempo do të vazhdojmë gjatë gjithë vitit”, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski gjatë shqyrtimit të aktiviteteve për rikonstruim.
Drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Kitanov informoi se është duke u punuar edhe në rrugën Draçevë – Jurumler e cila duhet të përfundojë nga mesi i vitit të ardhshëm. (koha.mk)