Tetovë, 2 korrik – Kopsht të ri në hapësirat e shkollës fillore “Kirili dhe Metodi” paralajmëroi sot kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi gjatë vizitës së objektit Kopshtit të vjetër ku kryhet rikonstruktim i plotë. Për kopshtin e ri dokumentacioni i nevojshëm është gati, potencoi Arifi.
“Ne në SHF “Kirili dhe Metodi” e kemi përgatitur dokumentacionin e plotë, i kemi dhënë të gjitha lejet, jemi në komunikim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale , në parim si detyrime të cilat i kemi mendojmë se eventualisht mund të ketë punë të imëta të cilat mund të na kërkohen. Ky kopsht do të ndërtohet me mjetet e fondit IPA, për të cilat është kualifikuar shteti ynë dhe shpresojmë se do të jetë gjithashtu një kapacitet i ri i madh për fëmijët e Komunës së Tetovës”, tha Arifi.
Objekti “Kopshti i vjetër” ri konstruktohet tashmë një muaj, ndërsa parashikimet janë se deri në fund të gushtit do të jetë gati.
“Po bëhet rikonstruktim i thellë: muret, instalimet elektrike, nyjet sanitare dhe gjithçka që nevojitet. Me një fjalë rikonstruktim i përgjithshëm të të gjitha sisteme vitale të cilat nevojiten në kopsht që të jetë funksional. Logjika e mirë e bashkëpunimit të institucioneve jep rezultate pozitive në terren. Ne do të vazhdojmë në këtë mënyrë që të kemi kushte sa më të mira infrastrukturore”, tha Arifi.
Drejtoresha e instirutucionit komunal publik të kopshteve për fëmijë “Mlladost” Tetovë theksoi se sivjet fëmijët do të kenë kushte të mira dhe se të punësuarit do të jenë më të relaksuar.
Nga të dyja institucionet paralajmëruan aktivitete edhe në kopshte të tjera me qëllim të përmirësimit të kushteve për qëndrimin e fëmijëve dhe punën e kuadrit profesional.