Një opsionin i ri i quajtur “Smart Screenshots”, pjesë e versionit më të fundit të aplikacionit Google 10.61, do të sjellë risi në mënyrën e kërkimit të gjigantit elektronik.
Si më parë me “Edit & Share screenshots” dhe “What’s on my Screen”, ju mund të modifikoni, ndani dhe të përdorni programin e preferuar për të dërguar një “screenshot”, por tanimë mund të zgjidhni dhe “Lens”.
Sa ditë mund të rezistojë njeriu pa ujë? Ja ç’thonë ekspertët
Duke seleksionuar “lens”, ju mund të kërkoni në Google me screenshot-et që keni kapur.
Opsioni bën njohjen optike të karakterit (OCR), ose gjen foto të ngjashme vizualisht me “screenshot-in” tuaj.
Megjithatë ende nuk është e qartë nëse funksioni i ri i “Lens” do të vihet në zbatim për të gjitha llojet e Screenshot apo vetëm ato të realizuar në Google Search, por është e sigurt që do të zëvendësojë kërkimin “screen”.