Pas disa ditë pushimeve Rita Ora i kthehet punës. Rita Ora i ka dhënë fund pushimeve për të vazhduar aty ku ka mbetur me koncerte të shumta, dje artistja kishte mbajtur një koncert në Kore.
Pritja e tyre i ka lënë përshtypje këngëtares e cila pas përfundimit publikoi disa fotografi në Instagram nga organizimi i mbrëmshëm ku shkruan: “Korea ju ishit të mahnitshëm”.
Rita nuk ka kohë për të humbur, pas Koresë ajo ka udhëtuar për në Tokyo për të mbajtur edhe një koncert, ndërsa sa i përket këngëve e fundit është ‘Ritual’ e publikuar para një muaji.