Gjashtë vite më parë Rita Ora erdhi në Shqipëri për të kënduar në koncertin e zhvilluar në Tiranë në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Këngëtarja me origjinë shqiptare u prit me entuziazëm të madh nga qytetarët shqiptarë, që ishin ende të emocionuar nga fama ndërkombëtare e bashkëkombëses së tyre.
Këtë herë Ora do të rikthehet sërish, tashmë me një repertor më të zgjeruar dhe me ca hite më shumë mbi shpinë, në koncertin që do të zhvillohet në Prishtinë më 17 shkurt për 10-vjetorin e Pavarësisë.
Rita gjithmonë ka treguar me zë të lartë origjinën e saj, madje dhe këto adetet e urimeve në rrjete sociale nuk ka harruar asnjëherë t’i bëjë, siç i ka hije një zonje shqiptare!
Burimi: Top Channel