Skuadra e Sevillas duket se është favorite për të nënshkruar me mesfushorin e Napolit, Marko Rog dhe marrëveshja ka gjasa të mbyllet brenda pak ditësh. Edhe trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, konfirmoi në një konferencë shtypi pak ditë më parë se Rog ishte emri më i mundshëm për t’u larguar gjatë këtij sesioni transferimesh. Pas nënshkrimit me sulmuesin Munir El Haddadi nga Barcelona dhe mbrojtësin Maximilian Wober nga Ajaxi, Rog mund të jetë transferimi i tretë për Sevillan gjatë kësaj merkatoje.