Teheran, 16 shtator – Ardhmëria e Sirisë i përket popullit të saj, deklaroi presidenti iranian Hasan Rohani, cituar nga agjencia Anadolia.
Ai këtë e deklaroi para fluturimit të tij për në Ankara, ku do të marrë pjesë në samitin trelateral me liderët e Rusisë dhe Turqisë, në të cilën temë kryesore do të jetë Rusia.
“Përveç stabilitetit dhe sigurisë të rajonit shpresoj se takimi trelateral i kryesisë në Ankara do të sigurojë hapa efikas dhe se të tre vendet do të mund të dakordohen t’u ndihmojnë njerëzve dhe ardhmërisë të Sirisë”, tha ai.
Gjithmonë kemi potencuar se ardhmëria e Sirisë u përket njerëzve të këtij vendi dhe shtetet tjera duhet t’i ndihmojnë popullit sirian në lidhje me këtë, shtoi presidenti i Republikës islame duke përkujtuar se forumi i sotëm do të jetë takimi i pestë i tyre në format të 2,5 vjetëve të fundit, duke nënvizuar se të tre vendet “janë garanci për ndërprerjen e zjarrit në Siri”.
Rohani, gjithashtu, deklaroi se lufta me terrorizmin dhe kundërshtimin e involvimit të huaj në Siri, kthimi i refugjatëve sirianë, ripërtëritja e reformave kushtetuese, si dhe zgjedhjet në vitin 2021 janë mes çështjeve të rëndësishme që do të shqyrtohen me liderët e Rusisë dhe Turqisë.
Sipas liderit iranian, marrëdhëniet e Teheranit me Moskën dhe Ankaranë janë “shumë miqësore”.