Marcos Rojo është gati të largohet nga Manchester United që gjatë merkatos së janarit, pasi nuk po gjen hapësira në formacionin e trajnerit Ole Gunnar Solskjær. Milani dhe Roma kanë shfaqur interes për 29-vjeçarin, por e ardhmja e tij mund të jetë në Turqi.
Futbollisti mund të ndryshojë ambient menjëherë pas hapjes së merkatos së janarit, duke u transferuar me shumë mundësi te Fenerbahce, që vazhdon të insistojë për shërbimet e tij. Argjentinasi mund të kalojë te ekipi i drejtuar nga Ersun Yanal në formë huazimi.