Një maksimum prej një mijë spektatorësh do të lejohen çdo ditë në Roland Garros, pasi qeveria franceze këmbënguli të enjten në kufizime më të ashpra për të penguar përhapjen e koronavirusit.
Organizatorët e French Open, i cili fillon katër muaj më vonë sesa ishte planifikuar, kishin shpresuar në një maksimum prej pesë mijë personash. Ronald Garros fillon ditën e diel.
Kufiri i një mijë tifozëve, përfaqëson më pak se tre për qind të pjesëmarrjes totale të vitit të kaluar, që kishte gati 520 mijë tifozë gjatë gjithë turneut.
Ky zvogëlim drastik i tifozëve, do të ketë pasoja të mëdha financiare.