Roma është vënë në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm. Largimi i Alisson te Liverpool verën e kaluar duket se ka lënë gjurmë te verdhekuqtë dhe afrimi i Robin Olsen për të zëvëndësuar brazilianin, duket se nuk ka qenë një zgjedhje e duhur. Suedezi javët e fundit ka qendruar në stol dhe në vend të tij është preferuar Mirante, i përzgjedhur fillimisht si portieri i dytë i skuadrës. Megjithatë drejtuesit i kanë idetë e qarta dhe në verë pritet të afrojnë një tjeter portier. Emri i parë në listë është ai i gardianit të Benficës, Odisseas Vlachodimos. 25-vjecari ka bërë paraqitje të shkëlqyera këtë sezon, ku në 50 takime ka arritur ta mbajë portën të pa prekur në 19 raste.